Champions League Futboll

Lojtarët e Bayern München reagojnë duke thumbuar: Për ne një shenjë e mirë

Në gjysmëfinale të Champions League, FC Bayern takohet me rivalët e përhershëm, Real Madrid. Kjo mund të konsiderohet një finale e parakohshme, duke parë historinë e dy skuadrave dhe antagonizmin e tyre. Një kundërshtar tepër i vështirë, megjithatë në kampin bavarez janë optimist dhe besojnë, se do të japin më të mirën në fushë për t’u kualifikuar në finale. Trajneri Jupp Heynckes ëndërron suksesin e trefishtë për ta mbyllur përfundimisht aventurën si trajner me një tjetër tripletë. Ja si reaguan lojtarët dhe drejtuesit pas shortit në Nion të Zvicrës. Ndeshja e parë mes Bayern München dhe Real Madrid do të luhet në “Allianz Arena” më 24 prill ndërsa ajo e kthimit në “Santiago Bernabeu” më 1 maj.

Presidenti i Bayern, Uli Hoeness: “Nëse doni të fitoni Champions League, duhet të mundni më të mirët”.

Karl-Heinz Rummenigge: “Kjo është një gjë e mrekullueshme që premton dy ndeshje emocionuese, me të vërtetë po i pres me padurim. Kundër fituesit të Champions League në dy vitet e fundit, roli i favoritit duket qartë”.

Thiago: “Real Madridi përsëri, e pabesueshme!”.

Franck Ribéry: “Një short i vështirë, por ne do të bëjmë gjithçka për të shkuar në finale. Nëse doni të luani në finale, ju duhet t’i mundni të gjithë”.

Thomas Müller: “Me siguri do të jenë dy ndeshje të mrekullueshme. Më lejoni t’iu kujtoj se herën e kaluar me Jupp Heynckes në drejtim ne eliminuam Real Madridin duke shkuar në finale të kompeticionit. Kjo është një shenjë e mirë për mua”.

Jérôme Boateng: “Ekipi më i vështirë që mund të merrnim, edhe pse në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nuk ka kundërshtarë të lehtë. Nëse doni të arrini në finale, ju duhet t’i mundni të gjithë, përfshirë kampionin në fuqi”.

Arjen Robben: “Një kënaqësi për tifozët e futbollit. Edhe pse një short i ashpër kundër kampionit në fuqi, ne mund ta mundim atë dhe të marrim rrugën për në Kiev”. 

Related posts

KATAR 2022/ Suedia mposht Kosovën në “Fadil Vokrri”, bomberi Ibrahimovic vendimtar me asist

Delo.autor

PSG rikthehet për Donnarumman, ‘telenovela’ duket se do të përfundojë shumë shpejt

Q.Autor

“KANË QENË FYERJE NORMALE”/ Trajneri i Marseille: Tuchel? Shumë para dhe zero Champions. Me Atalantan…

Delo.autor

Leave a Comment