Futboll Sport

Ofertë JOSHËSE nga Turqia për Sadikun, gati LARGIMI nga Levante

Aventurës së Armando Sadikut te Levante po i vjen. Vetëm 6 muaj pas transferimit të tij në La Liga sulmuesi i kombëtares shqiptare mund të largohet nga Spanja për t’u transferuar në një tjetër kampionat.

Sipas asaj që raportojnë mediat turke, Sadiku ka marrë një ofertë të shkëlqyer nga klubi i sapongjitur në Superligën turke Rizespor, skuadër tek e cila luan edhe sulmuesi i përfaqësues së Kosovës Vedat Muriqi.

Levante për ta lënë të lirë 26-vjeçarin kërkon 1 milionë euro, shifër që Rizespor është e gatshme ta paguëjë, ndërkohë që për Sadikun ka përgatitur një kontratë të majme. Ish sulmuesi i Legias së Varshavës do ta ketë të sigurtë vendin në formacion te skuadra nga qyteti i Rize.

Related posts

Kaosi në derbin e Stambollit, Besiktas merr një vendim ekstrem

Sadik.Autor

Legjenda e MILANIT: HIGUAIN është më i mirë se ICARDI, ju tregoj se kush fiton TITULLIN

Isa.Autor

KUSHTOI 45 MILION EURO/ Reali kërkon të kthejë në shtëpi talentin brazilian

Isa.Autor

Leave a Comment