Futboll La Liga Sport

Argjentina pranë ELEMINIMIT, Messi konfirmon fiksimin: “Dua Kupën e Botës”

Lionel Messi ka dhënë sinjalin e parë të reagimit dhe dëshirës për të mos u dorëzuar, duke i qëndruar besnik fiksimit të tij për fitimin e trofeut të “Kupës së Botës”. Në 31-vjetorin e tij të lindjes, ai ka konfirmuar se nuk do të tërhiqet deri sa të realizojë ëndrrën e tij, të dërgojë Kupën e Botës në Argjentinë. Një sinjal ky pozitiv për të gjithë Argjentinën dhe mbështetësit e saj pas asaj disfate tronditëse 3-0 përballë Kroacisë, që ka zbehur shpresat për një kualifikim të mundshëm të bardhekaltërve për në fazën tjetër.

Tashmë, me një pikë në dy ndeshje, Argjentina duhet të fitojë me çdo kusht përballjen e fundit me Nigerinë, për të patur shanse në avancim. Sipas “Mirror”, Messi deklaroi: “Nënkupton shumë, sepse për Argjentinë, Kupa e Botës është shumë speciale, gjithashtu edhe për mua. Kam ëndërruar gjithmonë veten duke ngritur Kupën e Botës. Pastaj të shohësh emocionin që ikën bashkë me atë. Më ngjethet mishi vetëm kur e mendoj atë moment. Do të lumturonte miliona argjentinas në të gjithë botën. Prandaj nuk mund të heqim dorë nga kjo ëndërr. Unë kam fituar të gjitha kompeticionet e rëndësishme por mbetem ambicioz deri në fund. Nuk do të doja të tërhiqesha nga futbolli aktiv pa qenë kampion bote me kombin tim”.

Related posts

DUELI Chelsea-Man United/ Tifozët zgjedhin “ekipin ideal” të Mourinhos në Angli

Isa.Autor

DALIN PAMJET/ Rishfaqet oligarku rus, bosi i Chelsea Abramovich filmohet duke u “arratisur” nga Izraeli

F.autor

Botërori Rusi 2018/ Zbuloni të gjithë duelet  fazës e 1/16

Isa.Autor

Leave a Comment