Futboll Sport

Barazim argëtues mes Senegalit dhe Japonisë, gjithçka e hapur në grupin H (VIDEO)

Një ndeshje argëtuese e grupit H mes Senegalit dhe Japonisë në Central Stadium të Yekaterinburgut. Në fund, nuk kishte asnjë fitues, me rezultatin final që është 2-2. Me këtë rezultat, të dyja skuadrat që kanë humbur në ndeshjen e parë, Polonia dhe Kolumbia, kanë shpresa të shkojnë në 1/8-at nëse njëra prej tyre fiton sot në përballjen e darkës.

Ishin segalezët ata që kaluan të parët në avantazh me golin e Mane, i cili me pak fat zhbllokon rezultatin. Inui i Japonisë barazon rezultatin në minutën e 34’ pas një pasimi të Yuto Nagatomo.

Pas pushimit ndeshja ishte e hapur, me të dyja skuadrat që sulmonin për të shënuar golin e fitores. Wague kalon afrikanët në avantazh në minutën e 71’, por ishte ish-lojtari i Milan Honda ai që barazoi përsëri rezultatin.

Honda është lojtari i parë japonez që shënon në tre botërore radhazi. Një legjendë. Minutat e fundit ishin intensive, po në fund skuadrat duhet të kënaqen me nga një pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=KoXEueonTlc

Related posts

Boston eliminon Philadelphian, sfidon Cleveland në finalet e Lindjes

Sadik.Autor

E ARDHMJA ENDE NË PIKËPYETJE/ Ronaldo ngre dyshime me postimin e fundit: I lumtur që…

F.autor

“E LODHSHME PA FUTBOLL”/ Portieri Frashëri: Teuta për titull, por na duhet edhe…

Delo.autor

Leave a Comment