Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Edhe Portugalia në dyshim, gati ndryshimi i radhës i kalendarit të garave për Botërorin 2021

Kalendari i botërorit 2021 në Formula 1 pritet të pësojë javën e ardhshme një tjetër ndryshim si pasojë e pandemisë Covid-19. Shkak është gara e Çmimit të Madh të Portugalisë, e cila është ende në dyshim, pasi organizatorët e garës që do të zhvillohet në pistën e Portimao nuk kanë marrë një vendim përfundimtar.

Kjo garë, e treta sezonale, është parashikuar të zhvillohet më 2 maj, por situata e vështirë për shkak të koronavirus mund të sjellë anullimin e saj. Për këtë arsye, Liberty Media po mendon të organizojë dy gara radhazi në Bahrein, më 28 mars dhe 4 prill, ashtu sikurse ndodhi edhe vitin e kaluar.

Nëse ky ndryshim konfirmohet, atëherë gara e tretë sezonale do të jetë ajo e Imola (Itali), garë e cila nuk do të zhvillohet më 18 prill, siç është aktualisht në kalendar, por një javë më vonë, më 25 prill. Gjithsesi, gjithçka pritet të zyrtarizohet apo konfirmohet javën e ardhshme.

Related posts

“PREHUNI NË PAQE”/ Mesazhi prekës i tifozëve të Teutës për viktimat e tërmetit

Delo.autor

Dy rikthime të rëndësishme për REALIN, mbarojnë “pushimet”  për RAMOS dhe…

Isa.Autor

REAGON PAS FITORES ME “KO” NDAJ WILDER/ Boksieri Fury: Jam më i miri në histori, mos dyshoni në ato që them

Delo.autor

Leave a Comment