Futboll Premier League Sport

Prapaskena/ Ja pse klubi i madh i Serie A hoqi dorë nga Harry Kane

Harry Kane ka qenë një hap larg veshjes së fanellës së klubit toskan: ishte akoma 20 vjeç dhe nuk ishte golashënuesi që është sot. Në atë kohë vlente vetëm 500 mijë euro, ndërsa sot, golashënuesi më i mirë i Botërorit, vlen 120 milionë euro.

Në merkaton e verës të 2013-ës, Livorno ka marrë si trajner Davide Nicola dhe i ka besuar në sulm, Emeghara-s, Paulinho-s dhe Dionisi-t. Por gjërat nuk kanë shkuar siç duhet dhe në fund të sezonit ka ardhur rënia në Serie B.

Ka qenë pikërisht gjatë asaj vere që presidenti Spinelli ka përkëdhelur idenë për të marrë nga Spurs atë djalosh 188 cm të gjatë, i cili sapo ishte kthyer nga huazimi te Leicester.

Vetë Spinelli ka thënë: “Ka qenë vera e 2013-ës. Gjatë një diskutimi me Franco Baldini-n ka dalë emri i tij, por nuk lindi një negociatë e vërtetë. Kishim folur për një huazim me të drejtën e blerjes, por në fund nuk u bë asgjë”.

Related posts

PARTIZANI-SKËNDERBEU/ I jashtëzakonshëm, talenti Mala ndëshkon korçarët me një SUPER GOL nga.. (VIDEO)

Delo.autor

GRANIT XHAKA LIDER/ Do të jetë kapiten te Sunderland

F.autor

BAYERN I PAPËRMBAJTSHËM/ Lewandowski nuk fal ndaj Schalkes nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment