Futboll Seria A Sport

ISH-LEGJENDA E INTERIT/ Beppe Bergomi këshillon Icardin: Të gabosh është njerëzore, por mirë do…

Mauro Icardi nuk është më kapiten i Interit dhe shumë prej tyre pyesin nëse vendimi i klubit ishte i saktë apo jo. Në “Gazzetta dello Sport” dha mendimin e tij edhe Beppe Bergomi, flamuri zikaltër ndër vite: “Unë kam qenë një lider i heshtur, kam folur shumë pak, sepse gjithmonë kam preferuar ta tregoj veten në fushë e jo me fjalë.

Unë u përpoqa të udhëhiqja me shembull, të isha model në dhomën e zhveshjes, veçanërisht për të rinjtë. Kam kaluar një kohë të gjatë së bashku me Bergkamp dhe gruan e tij, rrija me të, shkonim edhe për darkë. U përpoqa ta bëja atë të ndihej si në shtëpi. Të njëjtën gjë kam bërë edhe me Sammer”.

Përfundimisht, një karakter tjetër nga ai i Mauro Icardit, sepse kohët kanë ndryshuar. Sipas Bergomit, udhëzimi për një kapiten të mirë është gjithmonë i njëjtë: “Të hiqje shiritin ishte një gjest shumë i fortë, por unë e gjej veten në fjalët e Spallettit

Është e vështirë për të marrë vendime të caktuara, por nevojiten sinjale të tilla për të mbrojtur ekipin dhe klubin. Me pak fjalë, është si puna e një babai, që ndëshkon fëmijën e tij. Ai e bën këtë për të mirën e fëmijës, për ta bërë atë të kuptojë se është duke bërë gabim, për ta ndihmuar të rritet. Mauro, sipas mendimit tim, duhet ta kuptojë këtë“.

Vendimi i Interit ishte i saktë, megjithëse mund të prishë ndonjë ekuilibër në ekipin zikaltër. Tani duhet të ndriqen marrëdhëniet për të mirën e të gjithëve. Dhoma e zhveshjes do të luajë një rol vendimtar në këtë çështje. Bergomi jep këshillat e tij: Të gabosh është njerëzore, por mirë do të ishte për të kërkuar falje.

Nuk është e lehtë të përballesh me ndryshime të tilla në dhomën e zhveshjes, por Mauro do të duhet të kërkojë falje. Grupi i lojtarëve duhet sqaruar dhe të mos mbajë mëri. Bearzot ishte një mësues i të tillë dhe na ka mësuar vlerën e grupit. Sipas tij, ekipi vjen gjithmonë para individit. Kjo është rruga e drejtë për të pasur një mentalitet fituesi“.

Related posts

DUELI I “TITANËVE”/ Gjatë peshimeve të Fury dhe Wilder policia arreston kampionin e botës (VIDEO)

Delo.autor

SHKOI SI DËSHMITAR/ Lojtari i La Liga përfundon i arrestuar me 7 akuza

Delo.autor

Derbi Milan-Inter, kur në fushë zbresin motrat e futbollistëve

Q.Autor

Leave a Comment