Futboll Sport

Aliu Cisse e pranon: Japonia luajti më mirë se ne, ndaj Kolumbisë…

Trajneri i Senegalit, Aliu Cisse ka pranuar se skuadra e tij ka luajtur keq në ndeshjen e Grupit H kundër Japonis.Pavarësisht se është në krye të grupit, Cisse këmbëngul se skuadra e tij ka më shumë për të ofruar se ajo që shfaqi në ndeshjen kundër aziatikëve.

“Sigurisht që ndjejmë keqardhje. Ne duhet ta pranojmë se nuk kemi parë një paraqitje të mirë senegalese sonte në krahasim me ndeshjen kundër Polonisë. Ne nuk ishim shumë të mirë sinqerisht dhe Japonia ishte skuadra më e mirë, duhet ta pranoj këtë. Por pavarësisht këtij fakti, kemi udhëhequr dy herë dhe çfarë është e bezdisshme për mua janë dy golat që kemi pësuar. Japonia ka luajtur ashtu siç pritet, ata janë një ekip shumë teknik me një cilësi kaq të mirë në këtë drejtim. disa gabime, të cilat i shfrytëzuam, por sapo u dha atyre një hapësirë, u bë e vështirë për ne. Tani duhet të shpresojmë për më të mirën kur të përballemi me Kolumbinë “.-përfundoi tekniku afrikan.

Senegali mban vendin e parë në Grupin H, por një disfatë e mundshme kundër Kolumbisë do të ishte vetëvrasje për ta, pasi do eliminoheshin përpara kohe nga Kupa e Botës 2018.

Related posts

TIFOZËT NË FESTË/ Maldini: “Dhurata” ime për MILANIN do të jetë IBRAHIMOVIC

Isa.Autor

PO MAHNIT/ Sulmuesi SHQIPTARË shënon SUPERGOL në Europa League (VIDEO)

Isa.Autor

USHTROI FORCË DHE E QUAJTI TRADHËTAR/ Skandal i paprecedentë në ceremoninë e ndarjes së medaljeve, sulmohet Chermen Valiev, reagon KOKSH

F.autor

Leave a Comment