Futboll I pakategorizuar Sport

INTERVISTA EKZKLUZIVE/ Ernest Gjoka: Botërori spektakolar, dënimi i Skënderbeut do..

Botërori është padyshim ngjarja më e madhe por sigurisht edhe më e rëndësishmë e momentit në mbarë globin. Ky kampionat botëror që po zhvillohet në Rusi po shfaqet sa interesant aq edhe i paparashikueshëm. Për të analizuar më gjërë këtë eveniment sportiv për AlpeNews.al ka folur ekzkluzivisht trajneri i mirënjohur Ernest Gjoka. Ish- tekniku i Vllaznisë ka folur për skuadrat favorite, surprizat, implementimi i teknologjisë dhe sigurisht edhe për të ardhmen e tij.
Intervista e plotë me trajnerin, Ernest Gjoka

1-Botërori “Rusi 2018” ka filluar. A po i arrinë pritshmëritë sa i takon organizimit dhe paraqitjeve të skuadrave në fushë?
Si gjithmon starti i çdo kampionati është jo shumë i kënaqëshëm për të gjithë , sepse shumë skuadra nuk hyjnë dot direkt në garë, dhe sidomos ekipet e mëdha. Ndësa organizimi duket në lartësinë e duhur.

2-Ky botëror po rezulton i paparashikueshëm dhe “vrastar” për ekipet e mëdha. Çfarë po ndodh?
Ekipet e ashtuquajtur të vogla po mundohem të bëjnë çdo gjë për të lënë gjurmë në këtë kompeticion , dhe për momentin duken sikur janë shumë më në formë se ekipet “big”. Por jam i sigurt se gradualisht ekipit e mëdha do të dinë të jenë autoritare.

3- Argjentina me një këmbë jashtë botërorit po në rrezik është edhe Gjermania. Janë vërtetë ekipe pa fizionomi apo thjeshtë të pa fat?
Argjentina sigurisht po vuan shumë, pasi skuadra nuk po ndërton lojën në varësi të Messit. Kjo gjë po e penalizon sepse të gjithë presim çdo bëjë ai, ndërkohë që filozofia e lojës duhet të ishte ndërtuar ndryshe ku dhe Messi të bënte diferencën ..!
Kurse Gjermania mbrëmë dha nje mesazh pozitiv duke fituar ndeshjen në fund , kjo tregon për forcën psikologjike të “pancerave”, tashmë i takon vetëm të mbajnë ritmin.

4-Sipas jush kush është skuadra më koletative dhe që mund të ngre trofeun në Rusi?
Është akoma herët për ta thënë, por skuadra kompakte deri tani ka. Gara deri në fund do të vijojë akoma më e fortë dhe sigurisht që kush do të dijë të mbajë presionin psikologjik apo dhe ngarkesën fizike , do të shkojë drejt finales së madhe.

5- Implementimi i teknologjise (VAR) po e zbeh bukurine e futbolit, apo duhet pasi ka me teper transparence?
Ky është një realitet që tashmë dalëngadalë po hyn në futbollin e sotëm , dhe sigurisht ka disa momente që askujt nuk i lë të “vjedhi” në fushë. Kjo është pozitive dhe në një farë mënyre “Var-it” i ka ardhur koha.

6-Çafrë mendimi ke për dënimin e Skënderbeut? Dhe sa cënohet intergriteti i futbollit shqiptarë në tërësi? 
Më vjen shumë keq për atë që i ndodhi klubit korçarë , sepse mendoj që Skenderbeu bëri një histori të jashtëzakonshem sidomos ne kompeticionet Europiane , dy herë ne “Europa Ligë”, eshte diçka e madhe për futbollin tonë. Mendoj që do të ketë ndikim të madhe tek futbolli jonë në tërësi.

7-Në fund, a mund të na zbulosh diçka në lidhje me të ardhemn tënde. Keni patur ofertë?

Për momentin jam duke pushuar, kam kaluar disa muaj shumë të vështirë. Sigurisht që shumë shpejt brenda apo jashtë shqipërisë do të fillojmë punë, gjithmonë zoti të jep mundësi kur të shikon që punon dhe sakrifikon.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

FUNDI I HIDHUR/ Nga shpresë në makth, Liga e Kombeve dënon Edy Reja-n

F.autor

PO SHKËLQEN NË SUPERIORE/ Sulmuesi Ibraimi thirret për sfidat e muajit mars nga përfaqësuesja…

Delo.autor

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Kosovë-Greqi, rezultati 1-2

Delo.autor

Leave a Comment