Futboll La Liga

Mediat spanjolle: Coutinho nënshkruan kontratë pesëvjeçare me Barcelonën

Philippe Coutinho, 25-vjeçar, tashmë është lojtar i ri i Barcelonës.

Barça arriti sot marrëveshje me Liverpoolin për blerjen e përfaqësuesit brazilian, i cili do të nënshkruajë kontratë për sezonin aktual, pra 2017-18, dhe për katër sezone tjera. Kështu, në parim, kontrata e tij me Barcelonën do të mbarojë më 2022, shkruan e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”.

Barcelona ende nuk është deklaruar rreth shifrave të transferimit të tij, por burime brenda saj e kanë konfirmuar marrëveshjen.

Ndërkohë, Coutinho dëshiron të aterojë në Barcelonë gjatë kësaj fundjave. Ai do të prezantohet në “Camp Nou” të hënën, pasi t’i ketë kaluar testet mjekësore.

Gjiganti spanjoll do t’i paguajë Liverpoolit plot 120 milionë euro, plus 40 milionë euro bonuse në bazë të paraqitjeve të brazilianit.

Related posts

Chelsea kërkon dhe 3 lojtarë për ta “blinduar” skuadrën

Q.Autor

“Rusi 2018″/ Tre supersfida për ditën e sotme, zbuloni “yjet” që zbresin në fushën e blertë

Sadik.Autor

TRANSFERIMET NË MERKATO/ UEFA mbyll sytë për PSG-në, pse po shkelet “Fair Play”?

Delo.autor

Leave a Comment