Futboll Seria A

Super Immobile, më i mirë se Cavani, Kane dhe Messi

20 gola në 18 ndeshje të kampionatit italian. Nëse llogariten edhe ato të Superkupës së Italisë, Kupës së Italisë dhe Europa League arrihet në 26 realizime në 23 ndeshje. Një realizim çdo 77 minuta.

“Pokeri” i realizuar kundër Benevento-s e ka dërguar sulmuesin bardhekaltër në majën e Europës. Në fakt, në pesë kampionatet kryesore të Europës askush nuk ka arritur të bëjë më mirë se ai.

Ai ka lënë mbrapa yje, si Edinson Cavani (19 në Ligue 1), Harry Kane (18), Messi dhe Lewandowski (15). I transferuar te Lazio në verën e 2016-ës nga Sevilla, pas huazimit te Torino, Immobile ka regjistruar një të dhënë të rëndësishme në harkun e dy sezoneve: 52 gola në 65 ndeshje me skuadrën e Simone Inazghi-t.

Related posts

SYNOJNË PËRFORCIME TË MËDHA NË VERË/ Leonardo takim zyrtar me përfaqësuesin e Barcelonës, ja “preja” e radhës

Delo.autor

BARCELONA-JUVENTUS/ Dueli përrallor. Messi është para me statistika, CR7 kërkon hakmarrje

Delo.autor

U GRUMBULLUA ME PËRFAQËSUESEN ZVICERANE/ Granit Xhaka lëshon “BOMBËN”: Dua të hedh një hap tjetër…

Delo.autor

Leave a Comment