Futboll Sport

Ottmar Hitzfeld vjen me një kërkesë FANTASTIKE për Shaqirin dhe Xhakën

Trajneri i njohur, Ottmar Hitzfeld është i kënaqur që asnjë lojtari i Zvicrës nuk janë dënuar me ndeshje. Ai thotë se tani e gjithë kombi duhet të qëndrojë pas lojtarëve kombëtar.

“Isha i bindur që nga fillimi që nuk do të ketë dënim. Një dënim i tillë do të ishte i tejkaluar. Natyrisht që është e rëndësishme që të tre janë në skuadër tani”, ka thënë Ottmar.

“Ju bëni shumë gabime kur jeni euforikë. Në kuptimin njerëzor është e kuptueshme, por të dy kanë hequr mendjen në atë moment. Mesazhet politike nuk lejohen. Një bisedë e tillë u bë në vjeshtën e 2014. U thash atyre që të përmbahen”, vazhdoi ish-trajneri i Natit!

69-vjeçari lutët që Zvicrës t’i bie një kundërshtar më i lehtë se Gjermania në fazën eliminim/direkt, përndryshe do të jetë tepër vështirë të kalohet në raundin tjetër.

“Nëse marrim Suedinë ose Meksikën, atëherë po kanë gjasa të shkojnë në çerekfinale. Por, nëse në short është Gjermania, do të jetë tepër vështirë”, shtoi trajneri.

Kombëtarja e Zvicrës fazën e grupeve do ta mbyll me ndeshjen e së mërkurës ndaj Kosta Rikës.

Related posts

Ja cilët janë tre opsionet për trajner të Bayern-it pas refuzimit të Tuchel

Sadik.Autor

SURPRIZON “GJELI”/ Loris “shpall” portierin më të mirë në botë: Nuk kam asnjë dyshim…

Isa.Autor

Strakosha flet si lider: Të mos demoralizohemi, treguam se jemi të fortë

Q.Autor

Leave a Comment