Futboll Sport

Milinkoviç hedh në gjyq Kukësin, serbi kërkon 10 mijë euro

Ishte paralajmëruar që dy muaj më parë, por tani është zyrtare. Trajneri serb, Mlladen Milinkoviç, ka depozituar në FIFA një padi kundër klubit të Kukësit, duke pretenduar se s’ka marrë dy rroga mujore pas largimit në fund të dhjetorit 2017. Milinkoviç ishte në krye të Kukësit për 16 ndeshje në kampionat, por humbja në Kukës ndaj Luftëtarit me shifrat 1-2 vulosi largimin e tij.

Palët nuk u ndanë me mirëkuptim, pasi serbi priste që të paguhej deri në momentin që kishte punuar. Mësohet se trajneri pretendon se ka pa marrë nga Kukësi 10 mijë euro. Kësisoj, pasi ka pritur që klubi të reagojë, ai ka depozituar çështjen në FIFA. Mbetet për t’u parë tashmë se kujt do t’i japë të drejtë organi disiplinor, trajnerit apo klubit kuksian. Vetëm dy muaj më parë, Milinkoviç fitoi gjyqin në FIFA ndaj Luftëtarit, që i detyrohet serbit një shumë prej 18 mijë eurosh

Related posts

Ja kë favorizojnë bastet për gjysmëfinalen Manchester City – Liverpool

Sadik.Autor

Kovacic jashtë planeve të Zidane, United dhe Inter nisin garën

Q.Autor

“KUQEZINJTË” MARRIN LAJMIN E KEQ/ Humbet mesfushorin para ndeshjeve me Lazion dhe Juventus

Delo.autor

Leave a Comment