Futboll Sport

Zyrtare, Skënderbeu transferon jashtë vendit sulmuesin

Zyrtare, James Adeniyi bëhet me skuadër të re. Nigeriani i Skënderbeut është transferuar në Azerbajxhan te skuadra e Qabala, duke ndjekur në këtë mënyrë Sabien Lilajn, i  cili u zyrtarizua te azerët. Për sulmuesin anësor nis një etapë e re në karrierë. 26-vjeçari ishte blerë nga Skënderbeu për shumën e 150 mijë eurove nga Laçi në janar të vitit 2016. Sezonin e fundit ai arriti të shënojë 10 gola me korçarët në kampionat, çka bëri që edhe të kishte oferta të ndryshme. Në janar ai pati një ofertë nga Koreja e Veriut. Sa i takon kalimit te Qabala, përflitej prej ditësh diçka e tillë dhe tashmë u konkretizua me arritjen e marrëveshjes.

KONTRATA DHE KARRIERA – James Adeniyi ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me Qabala, sikurse edhe bën me dije klubi azer. Së bashku me Lilajn ai do kërkojë të fitojë titullin dhe Kupën në Azerbajxhan, sikurse edhe bënë sezonin e funti me Skënderbeun. James në Shqipëri për herë të parë është aktivizuar me Bylisin, klub që e huazoi më pas te Tomori. Sulmuesi u rikthye në Ballsh dhe pas gjyqit në FSHF u largua dhe iu bashkua skuadrës së Laçit. Për dy vite ai u paraqit mjaft mirë me bardhezinjtë. Stavri Nica e zhvendosi atë në majë të sulmit dhe arriti që në kampionat të realizonte 24 gola me kurbinasit. Skënderbeu u bind për cilësitë e tij dhe e bleu. Me korçarët fitoi dy tituj kampion dhe Kupën e Shqipërisë, trofe që e kishte ngritur edhe me Laçin më parë. Tanimë James do të luajë në Azerbajxhan.

Related posts

“FUTBOLLI BOTËROR NË ANKTH”/ Frikë për Diego MARADONËN, shtrohet me URGJENCË në spital

F.autor

”El Clasico” në të gjithë botën, ja dimesionet e kësaj përballje madhështore

Sadik.Autor

Thiago Silva dhe Di Maria nuk aktivizohen ndaj Real, gratë e tyre sulmojnë trajnerin Emery

Q.Autor

Leave a Comment