Futboll Premier League

FA Cup / Chelsea “ngec” ndaj Norwich, kualifikimi vendoset në ‘Stamford Bridge’

Chelsea nuk ka arritur të kalojë pengesën e Norwich dhe ka barazuar 0-0 në raundin e tretë të FA Cup. Kjo do të thotë se të besuarit e Antonio Conte-s do të luajnë një ndeshje të dytë, këtë herë në Stamford Bridge, ndaj skuadrës që aktualisht luan në Championship.

Pas një pjese të parë për t’u harruar, Blutë e Londrës u zgjuan në pjesën e dytë të takimit dhe krijuan jo pak raste për të shënuar, por në asnjë moment nuk dukeshin se do të gjenin golin e fitores. Edhe Norwich u mundua të bënte diçka në sulm pas pushimit, por pa sukses. Me këtë barazim Chelsea vazhdon të vuajë për të gjetur golin, sidomos me sulmuesit.

Morata po kalon një formë të dobët, dhe Batshuaiy i cili deri tani kishte shkëlqyer në kupat kombëtare, nuk ishte në nivelin e tij të zakonshëm duke zhgënjyer. Barazimi është i rëndë për Conte-n, i cili tani duhet të shtojë edhe një ndeshje në kalendarin e ngjeshur ndërkohë.

Related posts

“EURO 2020″/ “Furia” e papërmbajtshme, mbrojtësi Azpilicueta ndëshkon me kokë Kroacinë (VIDEO)

Delo.autor

Vjen reagimi i çuditshëm i Vidalit pas shortit Bayern Munich – Real Madrid

Sadik.Autor

“PO VIJNË…”/ Florian Marku më i etur se kurrë, çfarë po paralajmëron “luftëtari” shqiptar

Delo.autor

Leave a Comment