Futboll Sport

E PABESUESHME/ Sampaoli i merr leje Mesit: A të aktivizoj këtë lojtarë…? (VIDEO)

Mediat argjentinase mesa duket kanë pasur të drejtë. Kombëtarja drejtohet dhe dirigjohet nga Mesi. Në pamjet e filmuar gjatë ndeshjes së mbrëmshme mes Argjentinës dhe Nigerisë, në një video të publikuar, duket qartë Sampaoli që pyet Mesin gjatë ndeshjes. “Pulga, Pongo al Kun? (Plesht, a të aktivizoj Kun Agueron)”, ishin fjalët e Sampaolit.

Çuditërisht pak minuta më vonë, Aguero ishte në fushë. Përpara ndeshjes, Mesi dhe veteranët e ekipit akuzoheshin se ishin ata që bënin formacionin dhe kishin marrë frenat e kombëtares në dorë.
Nuk dihet në qoftë se Sampaoli ia ka kërkuar në formë mendimi, që Mesi ti jap një konfirmim, apo ka marrë leje te ai, gjithsesi nuk është një veprim i zakonshëm trajneri.

Related posts

MAROTTA GJEN PASUESIN E ICARDIT/ Klubi “Zikaltër” hidhet në sulm për të marrë yllin…

Delo.autor

Berlusconi: Milani në duar të sigurta, nuk kthehem më president

Q.Autor

KUPA E BOTËS/ Ngushtohet diferenca, Salah shënon golin e parë ndaj Rusisë

Sadik.Autor

Leave a Comment