Futboll Sport

Deschamps ul euforinë/ Kemi ende punë, të qëndrojmë me këmbë në tokë…

Franca e tij dominoi Italinë në miqësoren e luksit duke treguar një futboll mjaft të mirë, por treajneri Didier Deschamps u tregua i kujdesshëm në përfundim të ndeshjes kur foli për nivelin e skuadrës së tij. “Në më shumë se një rast në pjesën e dytë i lejuam atyre të krijonim mundësi të mira për të shënuar. Por ditëm të reagonim dhe kjo është gjë e mirë”, tha trajneri francez. “Megjithatë duhet t’i shfrytëzojmë më mirë rastet që krijojmë dhe prandaj them që nuk duhet të marrim zjarr. Kemi ende punë për të bërë dhe duhet të përgatitemi mirë në ditët që na presin. Grupi është i karikuar dhe me entuziazëm, por edhe pse nuk jemi perfekt, për momentin jam i kënaqur”.

Trajneri komentoi edhe vërshëllimat në drejtim të Paul Pogba. “Nuk është hera e parë që dëgjohen të tilla gjëra kur Paul kap topin. Publiko do të donte gjithmonë që ne të shënonim 5 apo 6 gola por kjo nuk ndodh gjithmonë”.

Antoine Griezmann – “Kemi ende disa detaje për të përmirësuar, për të gjetur njëri-tjetrin në mënyrë automatike. Por jemi në rrugën e duhur. Gjithsesi kjo mbetet një ndeshje miqësore dhe duhet të jemi të përgatitur mirë dhe të qendrojmë me këmbë në tokë”, tha sulmuesi francez që realizoi edhe një gol nga pika e bardhë. Sa i përket partneritetit të ri të formuar me Dembele dhe Mbappe, ylli i Atletico Madrid tha: “Kemi pak kohë që luajmë bashkë në këtë mënyrë por sa më shumë të stërvitemi bashkë aq më të rrezikshëm do të jemi. Rreshtimi 4-3-3? Për sa kohë jam në fushë kjo nuk është e rëndësishme për mua. Unë di të jap më të mirën, kudo ku vendosem në fushë. Dhe kur fitojmë jam i lumtur”.

Related posts

LYON BEFASON JUVENTUSIN/ Bardhezinjtë vështirësojnë kualifikimin

F.autor

E BUJSHME/ Bushi zbulon bisedimet: Mesfushori i Bayernit PRANË KOMBËTARES

Isa.Autor

Bayern-Dortmund, në Gjermani luhet finalja e parakohshme

Delo.autor

Leave a Comment