Futboll Sport

Sampaoli mendon për FRANCËN: Messi UNIK, luajta me 3 mesfushorë të fortë sepse…

Horge Sampaoli ka qenë në delir pas fitores së djeshme që i dhuroi kualifikimin. “E kam thënë disa herë se kur Mesi nis të luajë siç di ai, askush nuk e ndalon dot. Por ama duhet ta mbështesë skuadra, siç bëri me Nigerinë. A e bën ligjin Mesi te ne? Kjo është një teori e nxjerrë nga media. Nuk jam dakord. Mesi është njeri i jashtëzakonshëm. Ai qan dhe derdh lot kur ekipi nuk fiton dhe gëzohet pa masë kur marrim rezultatet që duam. Media këtë punë ka, nuk mund t’i fajësoj, sepse i ofron publikut atë që ka dëshirë të lexojë.

Por, e vërteta është ndryshe. Pse luajta deri në fund me tre mesfushorë të fortë? Sepse kjo i jepte mundësi Mesit që të spostohej sa herë ta shihte të arsyeshme nga krahët, pa e vrarë mendjen se mund të linte hapësira në mes. Përveç kësaj, kjo pengoi shumë edhe sulmet e afrikanëve, që në fakt janë shumë të rrezikshëm kur gjejnë hapësira boshe. Çfarë mesazhi kam për skuadrën dhe për Francën? Së pari, dua të them se këta djem janë ‘rebelët’ e mi dhe unë kam besim të plotë se mund t’ia dalim. Për Francën duhen përgatitur disa gjëra që ndeshjen ta nisim si duhet. Nga nesër (sot) do të mendojmë për ta”, deklaroi trajneri i Argjentinës pas ndeshjes.

Related posts

SKANDAL NË DUBLIN/ McGregor godet me grusht të moshuarin, i refuzoi…

Delo.autor

Tifozat Kuq e Zi: Të përmbushen kërkesat tona, dhe më pas do marrim vendim mbi bojkotin!

Sadik.Autor

Rashica mund t’i bashkohet Hannoverit, problem çmimi i madh që kërkon Vitesse

Q.Autor

Leave a Comment