Moto GP Të tjera

Rrëfehet Lorenzo: Rossi një rival, por e admiroj

Edhe pse nuk shkojmë dakord në shumë gjëra, për mua Valentino Rossi është një pilot që i ka dhënë shumë sportit të motoçiklizmit edhe me karakterin e tij të veçantë. Ka bërë shumë për këtë sport dhe të gjithë ne kemi përfituar nga emri i tij, nga prania e tij. E admiroj shumë dhe përpiqem të mësoj shumë nga ai”, ka thënë sot për mediat spanjolle piloti Jorge Lorenzo, dikur ish-shok skuadre me italianin, ndërsa tani piloton motorin Ducati. Fjalë të ëmbla, një deklaratë disi e papritur, duke qenë se në të shkuarën kanë patur mjaft polemika mes tyre.

Ky seozn që sapo u mbyll ka qenë shumë i vështirë për pilotin nga Majorka, që në sezonin e parë me motorin Ducati ka zhgënjyer, duke mos fituar asnjë garë dhe është ngjitur në podium në shumë pak raste. “E vlerësoj shumë profesionin tim. Garoj për pasion dhe jo për detyrim. Unë i arrita objektivat e mi, pasi nuk e kisha imagjinuar kurrë që do të arrija deri këtu”, tha Lorenzo, 27 vjeç. “Doja të tërhiqesha shpejt, por në realitet më pëlqen gjithnjë e më shumë ky sport dhe nëse nuk dëmtohem, mund të pilotoj ende për shumë vite. Do të kënaqesha po të fitoja edhe një titull tjetër në Moto GP”, tha Jorge Lorenzo.

Related posts

Lojërat Olimpike Dimërore, 17-vjeçari Gerrard fiton Medalje të Artë

Q.Autor

FORMULA 1/ Binotto: Vitin tjetër jemi të detyruar të fitojmë në pistë

Delo.autor

MOTO GP/ Piloti Rossi planifikon tërheqjen: Ky sezon do të jetë vendimtar për mua

Delo.autor

Leave a Comment