Futboll Seria A

Juventusi vuan dhe fiton ndaj Cagliarit, mban nën presion Napolin kryesues

Juventus i është afruar në vetëm një pikë liderit të Serisë A, Napolit, pasi të shtunën në mbrëmje shënoi fitore minimale në udhëtim te Cagliari.

Juventusi goditi shtyllën dy herë por edhe nuk pranoi gol falë portierit të vet, Szczesny, i cili pati dy pritje fantastike në një pjesë të parë në “Sardegna Arena” të Cagliarit në kuadër të xhiros së 20-të të kampionatit italian, që u mbyll pa gola.

Juventus pati më shumë nga pjesa e dytë por iu desh të priste deri në minutën e 74-të për ta gjetur golin përmes anësorit italian, Bernardeschit.

Fitorja në udhëtim te Cagliari është e katërta me radhë për Juventusin, që tani ka 50 pikë në vendin e dytë, një më pak se Napoli në të parin dhe tetë më shumë se Interi në të dytin.

Ndërkohë, Cagliari mbetet në vendin e 16-të me 20 pikë.

Related posts

​Skuadra angleze dëshiron Silvan, Milan kërkon 40 milionë euro

Q.Autor

Juve pranë Emre Can, Liverpooli i kundërpërgjigjet me Khediran

Sadik.Autor

NË KOHË KORONAVIRUSI/ Zanetti refuzon “play off” për titullin e Serie A, zbulon të ardhmen e Lautaro

Delo.autor

Leave a Comment