Futboll La Liga Sport

Thellohen dyshimet/ Pogba drejt Barcelonës si opsioni më i dëshiruar (DETAJE)

Pas largimit të Iniesta dhe Paulinho, Barcelonës i ka ngelur një boshllëk i madh në ekip, që do të kërkojnë t’a plotësojnë me një “gur të rëndë”. Opsioni më i dëshiruar është francezi United, Paul Pogba. Por a do deshironte mesfushori të shkonte në Camp Nou?

Éric Abidal, është i ri tek Barcelona e si i tillë ai dëshiron të lërë shenjë në tregun e tij të parë të transferimeve në klub.Kjo është arsyeja përse qëllimi i nënshkrimit të një goditjeje të mundshme është përcaktuar. Probabilitetin më të madh e mbante marrja e Antoine Griezmann për 100 milionë euro por u hodh poshtë.

Për të mbushur boshlëkun e lënë nga largimi i Andres Iniestës dhe e Paulinho-s pas shitjes së favorshme në Guangzhou Evergrande. Abidal startoi kërkimet, ai vuri re Adrien Rabiot 23 vjeçarin nga PSG por ndërkohë mbajti parasysh vështirësin e largimit të një lojtari nga parisienët kështu që ai zbuloi një opsion tjetër po aq ambicioz, atë të Paul Pogba 25 vjeçarit nga Manchester United.

Për këtë MundoDeportivo ka thelluar analizën dhe ka realizuar një sondazh për të parë sesa mendonin njerëzit që i duheshin ofruar Pogbas? Dhe 53,74% e tyre mendonin se shifrat duhet të ishin ndërmjet 100- 120 milion eurosh.

Related posts

E RRALLË/ Atletja që bën pjesë në ekipin olimpik të refugjatëve ka SHPËTUAR 18 njerëz nga…

F.autor

ELIMINIMI NGA “EURO 2020″/ Portieri Lloris: Dështuam në shanset tona, ja çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjes

Delo.autor

MESFUSHORI GJERMAN/ Arsenali do ta shesë Ozilin nëse vjen ndonjë ofertë e mirë

Isa.Autor

Leave a Comment