Futboll Sport

RUSI 2018/ Hummels: Jemi të zhgënjyer, na kushtoi shumë humbja me Meksikën

Gjermania do të kthehet në shtëpi pasi nuk arriti të kalonte fazën e grupeve. Dy humbjet me Meksikën dhe Korenë kanë bërë që kampionët në fuqi ta mbyllin fazën e grupeve në vendin e fundit të renditjes.

Një rezultat i turpshëm, zhgënjyes, dhe këtë e shpreh edhe Mats Hummels.

Qendërmbrojtësi i Bayern foli për mikrofonat gjermanë pak pasi kishte përfunduar ndeshja dhe dukej qartë se ishte shumë i mërzitur për këtë disfatë të rëndë.

“Jemi të zhgënjyer, nuk mund ta përshkruaj.

“Krijuam mjaftueshëm raste për të shënuar por nuk ishte mbrëmja jonë. Asnjë skuadër nuk është e lehtë në këtë kompeticion dhe këtë e pamë dhe sot.

“Ndeshja ndaj Meksikës na ka kushtuar shumë. Po të kishim marrë qoftë edhe një pikë ndaj tyre në ndeshjen e parë, nuk do të kishim dalë në sulm me 10 lojtarë në ndeshjen  e sotme.

“Një disfatë shumë e rëndë, u përmirësuam nga ndeshja e parë, por nuk mjaftoi. Në fund dolën në kërkim të golit dhe humbëm pozicionet në prapavijë dhe si pasojë u ndëshkuam.”

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Frank Ribery realizon golin e parë në Serinë A, ja “PERLA” (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Në Spanjë janë të sigurt, klubi i madh do të hidhet në sulm për trajnerin Allegri

Delo.autor

“KANË QENË DY SKUADRA QË MË KANË KËRKUAR”‘/ Ylli i Chelsea-t: Kam folur edhe me Mourinho-n, por…

Delo.autor

Leave a Comment