Futboll Sport

Low: Meritonim eliminimin, marr përgjegjësinë e dështimit

Gjermania është eliminuar në mënyrë të turpshme nga Koreja e Jugut. Kampionët në fuqi kanë prekur një fund historik, pasi asnjëherë në historinë e saj nuk është eliminuar në fazën e grupeve të një Botërori.

Joachim Low shprehet shumë ë zhgënjyer, por merr përgjegjësitë e plota të dështimit.

“Ishte shumë e vështirë të zhbllokonim rezultatin. Nuk ia dolëm.

“Është e vështirë të thuhet pse kemi luajtur ashtu. Na ka munguar përqendrimi, vetëbesimi dhe siguria për të kryer kombinimet tona.

“Meritojmë eliminimin. Edhe në dy ndeshjet e mëparshme, si ndaj Meksikës ashtu edhe ndaj Suedisë nuk luajtëm me dinamikën e duhur duke bërë shumë gabime.

“Sot krijuam shumë por nuk finalizuam, ndoshta na ka munguar edhe pak fati. Është shumë e vështirë të fitosh dy herë radhazi Kupën e Botës.

“Kur morëm vesh se Suedia kishte kaluar në avantazh, dolëm përpara për të provuar gjithçka dhe rrezikuam gjithçka por nuk ia dolëm.

“Duhet ta analizojmë pse ndodhi. Por unë marr të gjitha përgjegjësitë.”

Related posts

PAS DHUNIMIT TË TRE LOJTARËVE/ Reagon Takaj: Është e papranueshme, po mendojmë bojkotimin e ndeshjes

Delo.autor

Formacionet zyrtare/ Luftëtari e Vllaznia, gjithçka për gjithçka

Sadik.Autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet super ndeshja Chelsea-Liverpool. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment