Futboll

Mësohet gjendja e Marcelo, Kroos e Modric

​Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka marrë lajme të mira sa i përket tre të lënduarve, Marcelo, Toni Kroos dhe Luka Modric
Treshja e Real Madridit, Marcelo, Kroos dhe Modric kanë munguar në ndeshjet e fundit për shkak të lëndimeve.

Vetëm gjashtë ditë para ndeshjes kthyese ndaj PSG, Zinedine Zidane ka marrë lajme të mira.

Marcelo dhe Toni Kroos janë shumë pranë rikthimit dhe pritet që sot të stërviten me pjesën tjetër të skuadrës, shkruan AS.

Ata nuk do të luajnë në fundjavë ndaj Getafes, por do të jenë gati për ndeshjen ndaj PSG-së.

Për dallim prej tyre, në dyshim mbetet Luka Modric, i cili nuk do të stërvitet sot, por pritet që në ditët në vazhdim të jetë gati.

Casmiro mungoi në ndeshjen e fundit ndaj Espanyolit, por braziliani nuk ka ndonjë problem serioz dhe do të jetë gati për ndeshjen e 6 marsit.

Related posts

E BUJSHME NGA HOLANDA/ Garancia bankare bllokon transferimin e De Ligt Juventus, ja arsyeja

Delo.autor

“SHQIPËRI SKUADËR MEMECE”/ Veseli i kundërpërgjigjet ASHPËR deklaratës së Panuccit

Isa.Autor

Arsenal, Wenger kundër Iwobi: E papranueshme! Nëse dikush konsumon drogë…

Q.Autor

Leave a Comment