Futboll Sport

Ja si u pritën lojtarët e kombëtares Iraniane nga tifozët (VIDEO)

Sa herë që zhvillohet Botërori, është një ekip që të bën për vete me lojën e zhvilluar. Në këtë edicionin ishte Irani që ndeshje pas ndeshje zhvilluan një kampionat të bukur, duke treguar aftësitë e tyre. Edhe pse luajtën në mënyrë fantastike ata nuk arritën të kalojnë Grupin B, pasi përfunduan me vetëm një pikë më pak se dy skuadrat e kualifikuara, Spanja dhe Portugalia, të cilat e mbyllën fazën e parë me pesë pikë.

Irani e nisi Botërorin me këmbën e mbarë duke fituar përballë Marokut. Në ndeshjen e dytë përballë Spanjës luajtën ndeshjen e tyre më të bukur këtë edicion, duke vënë në rrezik shpeshherë Spanjën, ku ju anulua edhe një gol. Mirëpo ndeshja e fundit kundër Portugalisë ishte ajo që vendosi gjithçka në këtë grup, ku Iran nuk ja doli të fitojë kundër Portugalisë duke e mbyllur aventurën Ruse në vendin e tretë me katër pikë.

Menjëherë pas përfundimit të aventurës ata u rikthyen në Iran ku pritja që i kishin rezervuar adhuruesit ishte madhështore, duke treguar mbështetjen për ekipin e tyre edhe pse dështuan për të kaluar në fazën tjetër.

Related posts

DALIN PAMJET/ Ylli i Interit është aq i dehur saqë nuk mund as të futet në veturë

Delo.autor

SAGA “PLESHTI” VAZHDON/ Barcelona e bllokoi me La Ligan, Messi nuk dorëzohet!

Delo.autor

REALI TRONDIT MERKATON/ PEREZ ofron 100 mln euro për “galaktikun” e radhës

Isa.Autor

Leave a Comment