Futboll Premier League Sport

Konfirmohet lajmi i keq për Belgjikën, ndaj Anglisë mungon bomberi

Sulmuesi dhe bomberi i Belgjikës, Romelu Lukaku nuk ka mundur të rikuperohet në kohë për sfidën me Anglinë që do të diskutohet të enjten në atë që do të jetë përballja e fundit për Grupin G. Që të dy ekipet, ndeshen për kreun e grupit, ndërkohë që të dyja kanë siguruar kualifikimin për të tetat e finales. Sulmuesi i Manchester United, Lukaku mungoi në stërvitjet e kësaj jave për shkak të një dëmtimi në kavilje të pësuar gjatë fitores 5-2 ndaj Tunizisë.

Ishte trajneri i përfaqësueses së Belgjikës, Roberto Martinez ai që konfirmoi mungesën e Lukakut, përmes daljes së tij për mediat këtë të mërkurën, ndonëse largoi çdo shqetësim në lidhje me seriozitetin e dëmtimit të sulmuesit. “Lukaku nuk është më i dëmtuar. Një skaner na qetësoi me përgjigjen pozitive. Ai po rikuperohet ende dhe nuk do të luajë të enjten, por unë mendoj se rikthimi i tij nuk do të vonojë edhe shumë”, deklaroi trajneri i Belgjikës.

Related posts

LIVE/ Kamza-Partizani: Zhbllokohen shifrat, Jasir Asani nderon “demat” (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Mbrojtësi i SKËNDERBEUT kërkohet nga ekipi i Superligës TURKE

Isa.Autor

ARSENAL-RENNES/ Maitland-Niles realizon të dytin ndaj Rennes (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment