Futboll Seria A Sport

Milani godet në fshehtësi, blen talentin kroat nga Hamburgu

Milani bën një goditje surprizë në merkato në një moment kur e gjithë vëmendja është përqendruar te vendimi i UEFA-s, që nuk i lejon kuqezinjtë të luajnë në Europa League sezonin e ardhshëm.

Drejtori sportiv, Mirabelli, ka arritur marrëveshjen me Hamburgun për blerjen e mesfushorit kroat Alen Halilovic, i cili në dy sezonet e fundit është aktivizuar në formë huazimi te Las Palmasi në La Liga.

Marrëveshja tashmë është mbyllur dhe pritet që trekuartisti kroat të kalojë vizitat mjekësore e më pas të hedhë të zezën mbi të bardhë. Lojtari i lindur në vitin 1996, i formuar si futbollist te Dinamo e Zagrebit, u ble nga Barcelona në vitin 2014 me idenë se do të ishte Messi i ri, por nuk i ka përmbushur pritshmëritë. Tani ka shansin e madh të tregojë cilësitë e tij në një skuadër të madhe si Milani. Halilovic do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare.

Related posts

REAL MADRID E MBYLL ME TURP SEZONIN/ Zidane nis nga puna: Po mendojmë për të ardhmen, duhet…

Delo.autor

MILAN TUNDOHET/ Por objektivat, familja dhe paratë largojnë Ibrën. E ardhmja mbetet mister

Delo.autor

PSG nis kontaktet me Antonio Conten

Q.Autor

Leave a Comment