Futboll Seria A

Klubet e Premier League të fiksuar pas mbrojtësit të Napolit

Ky mund të jetë sezoni i fundit i mbrojtësit Kalidou Koulibaly në Serie A. Qendërmbrojtësi senegalez në dy vitet e fundit është lidhur me një sërë klubesh nga Premier League dhe duket se në merkaton e verës do t’i thotë lamtumirë napolitanëve.

Arsenali, Chelsea dhe Liverpool janë të interesuar të nënshkruajnë me Kalidou Koulibaly këtë verë, sipas raporteve të mediave italiane. 26-vjeçari është një nga qendrat më të spikatura të Serie A për disa sezone radhazi dhe ai ka qenë prej kohësh i lidhur me një transferim në Angli. Verën e kaluar drejtuesit e Chelsea-t ofruan 60 milionë sterlina për të siguruar shërbimet e tij, por në fund Napoli refuzoi ofertën pavarësisht insistimit të Antonio Conte.

Edhe tani blutë mbeten të interesuar për mbrojtësin e Senegalit, por sipas “Corriere dello Sport”, Arsenal dhe Liverpool janë gjithashtu në merkato për të nënshkruar me një mbrojtës të fortë dhe ai qëndron në krye të listës. Conte dhe Klopp janë tifozë të yllit të Napolit, i cili në sezonet e fundit ka treguar një nivel të lartë jo vetëm në Serie A, por edhe në kompeticionet evropiane si Champions League apo Europa League.

Megjithatë, nëse klubet angleze duan të nënshkrujanë me Koulibaly do të duhet t’i ofrojnë 65 milionë sterlina presidentit De Laurentiis për ta bindur ta shesë. Ai do të përballet me oferta të rëndësishme jo vetëm për senegalezin, por edhe mbrojtësin e kombëtares shqiptare Elseid Hysaj, i cili gjithashtu është lidhur me disa klube në Premier League, mes tyre Arsenal dhe Manchester United, si dhe Bayern Munich në Gjermani.

Related posts

(FOTO) Crotone-Napoli, formacionet zyrtare

Q.Autor

Milan-Belotti, rinis telenovela e merkatos, por ka një ngërç..!

Sadik.Autor

FËMIJËT VESHIN FANELLËN E MILAN-IT/ Mbrojtësi Bonucci nuk i “harron” kuqezinjtë: Të lirë për… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment