Futboll La Liga Sport

Juventusi kërkon 100 milionë euro për Pjanic, Barcelona merr këtë vendim për boshnjakun

Barcelona nuk heq dorë nga pista që e çon te Miralem Pjanic. Juventusi ndërkohë kërkon të përfitojë nga situata duke e rritur në 100 milionë euro çmimin e futbollistit boshnjak, ose 85 milionë euro, plus bonuset. Katalanët kanë nevojë për një tjetër mesfushor fantazist pas largimit të Andres Iniestës dhe mes dy alternativa kryesore, Eriksen dhe Pjanic, trajneri Valverde ka preferuar ballkanasin. Barcelona mësohet se ka arritur marrëveshjen me futbollistin për 7 milionë euro në sezon.

“Blaugranat” shpresojnë që të mos jetë një telenovelë pa një fund të lumtur, siç ndodhi me Marco Verratin, që nuk u shit nga PSG.

Menaxheri i Pjanicit, Michael Becker, deklaoi për “El Mundo Deportivon” se: “Interesi i Barcelonës është intrigues, por gjithçka varet nga Juventusi.”

Dhe është pikërisht kështu. Bardhezinjtë nuk mbajnë asnjë futbollist pa dëshirë, por sigurisht nuk do ta lejojnë largimin e mesfushorit pa e vlerësuar si duhet kartonin e tij. Me pak fjalë, pa 90 milionë euro Marotta nuk pranon as të ulet në tavolinën e bisedimeve.

Related posts

Cristiano Ronaldo nuk u tregua protagonist në fushë por jashtë saj u shpërblye me një puthje nga…

Sadik.Autor

“LUFTË E FTOHTË” NË LONDËR/ Kane refuzon Realin, është i joshur nga “djajtë”

F.autor

AKUZAT PËR PROGANDA POLITIKE/ Refuzoi të duelojë ndaj rivalit izraelit në Olimpiadë, pezullohet 10 vjet

Delo.autor

Leave a Comment