Champions League Futboll Sport

ËSHTË “TERMINATORI” I FUTBOLLIT/ “Pleshti” ka shënuar gola në çdo fazë Championsit, ja raundi më produktiv

Leo Messi ka shënuar 106 gola në 130 ndeshje të Ligës së Kampionëve, që ka luajtur me fanellën e Barcelonës. Mesatarja e tij në këtë drejtim është 0.81 gola për lojë. Momentet më produktive të yllit argjentinas si golashënues janë ndeshjet e pesta të fazës në grupe (1.4 gola për lojë) dhe kthimi i 1/8 finale.

Messi, në ndeshjet e kthimit të 1/8 finale, si kjo që do ta luajë këtë të mërkurë në “Camp Nou”, kundër Olympique Lyon, mesatarizon 1.3 gola. Ai ka nënshkruar 17 gola në 13 ndeshje në këtë raund të Champions-it. Në raundin e fundit realizoi dy gola kundër Chelsea (3-0), më 14 mars 2018.

Golat e tij janë pikërisht ato, për të cilët Barça ka nevojë, për të përparuar në çerekfinale dhe shmangur vuajtjet kundër skuadrës franceze, gjë që nuk ndodhi në barazimin 0-0 të sfidës së parë, të luajtur më 19 shkurt në stadiumin e francezëve.

Ndeshja më e frytshme e Leo Messit në çerekfinale ishte ajo që luajti më 7 mars 2012 në “Camp Nou”, kundër Bayer Leverkusen (7-1). Atë ditë, ylli argjentinas realizoi “repoker” (pesë gola). Me shumë rëndësi ishte Leo në sfidën Barça-Milan (4-0), më 12 mars 2013, kur shënoi dopietë dhe i ndihmoi katalanasit që të përmbysnin disavantazhin 2-0 të “San Siro”.

Golat e argjentinasit do të jenë çelësi i aspiratave të Barcelonës në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, në të cilën lojtari më i mirë në botë ka shënuar 6 nga 14 golat e skuadrës katalanase.

Messi, në anën tjetër, iu premtoi tifozëve të Barcelonës, në prezantimin e skuadrës, më 15 gusht 2018, se “këtë vit do të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta kthyer trofeun e Ligës së Kampioneve në “Camp Nou”.

Golat e Messit në çdo fazë të Champions-it:

FAZANDESHJEGOLAMESATARE GOLASH NE %
Faza e grupit, 113161,23
Faza e grupit, 211100,9
Faza e grupit, 31290,75
Faza e grupit, 412131,08
Faza e grupit, 510141,4
Faza e grupit, 6940,44
1/8 finale (vajtje)1470,5
1/8 finale (kthim)13171,3
Çerekfinale (vajtje)1030,3
Çerekfinale (kthim)1070,7
Gjysmëfinale (vajtje)740,57
Gjysmëfinale (kthim)600
Finale320,66
TOTAL1301060,81

Related posts

Toti merr Panuçin në Hong Kong dhe bën humor: Ndonjëherë kthehen… (FOTO)

Sadik.Autor

VAZHDON TË SHKRUAJË HISTORINË/ Nadal nuk njeh limite, triumfon për herë të 12-të

Delo.autor

PAS FIORES NDAJ FIORENTINA-S/ Telefonata Donnarummas me Piol, shikoni se si festojnë “kuqezinjtë” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment