Futboll Sport

Renditja/ Ndodh për herë të parë në Botëror: Japonia kualifikohet nga kartonët e verdhë

U luajtën dy ndeshjet e fundit të Grupit H të Botërorit, Senegal-Kolumbi dhe Japoni-Poloni. Kolumbia fitoi 1-0 me Senegalin, duke u renditur në vend të parë në grup.

Japonia humbi 1-0 me Poloninë dhe mbetet me 4 pikë, aq sa ka edhe Senegali. Edhe golavarazhi mes japonezëve dhe senegalezëve është i njëjtë 4-4.

Në bazë të rregullores së re të FIFA-s, Japonia kualifikohet si vend i dytë në sajë të kartonëve të verdhë që ka më pak.

Japonia ka 4 kartonë të verdhë, ndërsa Senegali ka 6. Si pasojë e “Fair Play”-t japonezët kalojnë në turin tjetër.

Related posts

Dy gola avantazh s’mjaftojnë/ Chievo bën MREKULLINË në shtëpinë e Romës (VIDEO)

Isa.Autor

BLLOKOHET MERKATO E CHELSEAT/ Ja 5 kampionët që rikthehen nga huazimi

Delo.autor

NBA/ Lakers e nisin me humbje sezonin e ri, Clippers fitojnë derbin

Delo.autor

Leave a Comment