Futboll Sport

Mirel Josa zhgënjen në ndeshjen e parë, Prishtina “ngec” në debutim

Ekipi i Prishtinës ka arritur të marr një barazim në ndeshjen e parë të fazës eliminatore të Europa League përballë skuadrës nga Gjibraltari, FC Europa.

Bardheblutë e mbyllën pjesën e parë në disavantazh minimal 1-0 pas një penalltie të shndërruar në gol nga vendasit në minutën e 45-të nga Karreno. Gjithsesi ekipi i drejtuar nga Mirel Josa ka arritur të barazojë shifrat me fillimin e fraksionit të dytë të lojës falë Meriton Korenicës në minutën e 50-të.

Një barazim që mund të cilësohet një rezultat mjaft pozitiv ky për Prishtinën në ndeshjen debutuese të saj në një kompeticion Europian, edhe pse duke parë kundërshtarin ndoshta një fitore do të ishte mëse e mundur.

Skuadrës kosovare tashmë i mjafton qoftë dhe një barazim pa gola në ndeshjen e kthimit pas një jave për të kaluar në fazën tjetër.

Related posts

WANDA NARA merr rolin e analistes, gati të KRITIKOI ICARDIN çdo të hënë

Isa.Autor

INTERI “FITON” DERBIN ME MILANIN/ SUPER Talenti i ka thënë “PO” zikaltërve

Isa.Autor

ÇËSHTJA “MBIPESHA”/ Conte i pakënaqur me lojtarët, zbulohet lista e ushqimeve të ndaluara

Delo.autor

Leave a Comment