Futboll Seria A Sport

SUPERSFIDA/ Etrit Berisha titullar ndaj INTERIT, Berat Djimsiti e nis nga stoli

Nesër, në orën 12:30, do të luhet ndeshja Atalanta-Inter, e vlefshme për javën e 12-të të Seria A. Vendësit janë në vendin e 11-të të renditjes aktuale, ndërsa zikaltrit të dytët, pas Juventusit. Duke iu referuar prognozës së mediave italiane për këtë përballje, portën e Atalantës do ta mbrojë shqiptari Etrit Berisha, çka nënkupton se “gardiani” ynë kuqezi ka rifituar pikë në rivalitetin për të qenë titullar. Edhe Berat Djimsiti është gati, por vështirë të jetë startues.

Trajneri Gasperini duhet të heqë dorë nga Masiello në mbrojtje, por rimëkëmbet Toloi, i cili mund ta bëjë atë rol nga minuta e parë. Dijmsiti është gati, por më i favorizuar është Gollini. Në sulm, pas golave të shënuar në Bologna, kolumbiani Duvan Zapata do të preferohet nga fillimi.

Në “llogoren” kundërshtare, trajneri Spalletti do të duhet të mbajë njëfarë ritmi, duke pasur parasysh angazhimin e mesjavës në Ligën e Kampionëve, me Barcelonën. Me shumë mundësi do të pushojnë Politano dhe Nainggolan. Në vendin e tyre janë të nominuar për një fanellë titullari Candreva, João Mario dhe Borja Valero. Mauro Icardi kthehet titullar në kampionat në vend të Lautaro Martinez, ndërsa Gagliardini është i padiskutueshëm në mesfushë. Ashtu si De Vrij dhe Miranda në mbrojtje.

Formacioni i mundshëm
ATALANTA-INTER
ATALANTA (3-4-3): Berisha; Toloi, Palomino, Mancini; Hateboer, De Roon, Freuler, Gosens; Ilicic, Zapata, Gomez.
Të skualifikuar: asnjë
Të padisponueshëm: Masiello, Tumminello, Varnier, Reca

INTER (4-3-3): Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar, Asamoah; Gagliardini, Brozovic, João Mario; Candreva, Icardi, Perisic.

Related posts

“CUADRASO NJË KLOUN”/ Asllani trazon ambientin zikaltër, komenti i tij tërbon drejtuesit e Inter

F.autor

PAS TRIUNFIMIT NDAJ PARMËS/ Lautaro: I lumtur për fitoren, por duhet të punojmë më shumë

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Ylli i Chelseat drejt transferimit në Ligue 1 tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment