Futboll Sport

Low nuk preferohet më/ Këta janë kandidatët kryesor për stolin e Gjermanisë

Stoli i Gjermanisë rrezikon të mbetet i boshatisur pas eliminimit të turpshëm në këtë Kampionat Botëror. Presioni mediatik në Gjermani po bëhet i padurueshëm për Joachim Low, i cili parashikohet të tërhiqet nga pankina e “Die Mannschaft” pas 12 vitesh.

I pari që kërkohet të vendoset në krye të “panzerave” është tekniku i Liverpoolit, Jurgen Klopp.Por, preferenca nuk përputhet me mundësinë. Trajneri i të “Kuqve” nuk pranon të lërë në mes projektin e nisur për ta kthyer Liverpoolin në elitën e futbollit anglez dhe europian.

Ish-trajneri i Borussia Dortmundit do ta ketë të vështirë në të ardhmen të refuzojë pankinën e 4-herë kampionëve të Botës.

Në listën e kandidatëve për të marrë timonin e Gjermanisë janë Arsene Wenger, Julian Nagelsmann dhe Jurgen Klinsmann.

Related posts

CHAMPIONS/ Tottenham-Bayern nis me 2 gola në 15 minuta, ja “PERLAT” (VIDEO)

Delo.autor

LUAJTI ME TIRANËN SEZONIN E KALUAR/ Futbollisti i Bylisit provokon “Demat e Kuq” pas ndeshjes (FOTO)

Delo.autor

PAS HUMBJES SHOKUESE/ Ja mënyra e kualifikimit të Interit në raundin tjetër të Championsit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment