Futboll Sport

Zbuloni formulën e trajnerit të Japonisë për kualifikim në 1/16

Trajneri i Japonisë, Akira Nishino, e ka pranuar se i ka kërkuar lojtarëve të tij të mos sulmonin, edhe teksa ishin në humbje ndaj Polonisë. Nishino ka bërë këtë rrëfim të pabesueshëm, pasi ekipi i tij la jashtë Botërorit Senegalin, vetëm prej rregullit të kartonëve.

“Kur po mundeshim 1-0, vendosa të qëndrojmë ashtu në fushë, dhe të mbështeteshim tek rezultatin i ndeshjes tjetër. Ishte një situatë shumë e rrezikshme, dhe ekzistonte mundësia që të pësonim edhe një gol tjetër, por i dërgova lojtarëve një mesazh që të qëndronim solid në mbrojtje. Dhe për fat të mirë, lojtarët u treguan besnik dhe i dëgjuan udhëzimet e mia.

Kur fute edhe zëvendësimin e tretë në fushë, i thashë që të lajmëronte lojtarët e tjerët të mos rrezikonin më përpara, dhe të mos ndëshkoheshin me të verdhë. Për fat të mirë, as Polonia nuk ishte e interesuar të shënonte edhe një gol tjetër. Është hera e parë që gjendeshim në atë situatë, edhe tifozët po na fishkëllenin në tribuna, por ky është futbolli dhe këto gjëra ndodhi në Botëror. Ia arritëm qëllimit të kalonim fazën e grupeve” – deklaroi trajneri i Japonisë.

Related posts

Akira Nishino tregohet i sinqertë: Humbja ndaj Belgjikës më “shkatërroi”

Isa.Autor

FITOI BETEJËN ME COVID-19/ Trajneri i Milan tregon 18 ditët larg ekipit: Më mungoi shumë përditshmëria…

Delo.autor

Austria shënon golin e parë ndaj Gjermanisë (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment