Futboll Premier League Sport

Kapiteni i Francës: “Ndeshje madhështore, por Argjentina nuk është vetëm Messi”

Kapiteni Hugo Lloris deklaori se Franca është entuziaste për sfidën që do ta përballë me Argjentinën për një vend në çerekfinalen e Kupës së Botës. Argjentina u zvarrit në fazën e eliminimeve direkte, pas një fitore dramatike ndaj Nigerisë në ndeshjen e fundit të grupit, për tu renditur në vend të dytë, pas Kroacisë. Portieri i Tottenham, Lloris insiston se Les Blues që vijnë në këtë raund si kryesuesit e Grupit C, pas dy fitoreve dhe një barazimi do të kalojnë suksesshëm sfidën e përballjes me ekipin e Lionel Messi, në program për të shtunën në Kazan.

“Ka patur shumë entuziazëm, sepse Argjentina është një rival dhe pretendent kryesor, me futbollistë të shkëlqyer dhe shumë tifozë nëpër stadium. Do të jetë një ndeshje madhështore dhe ne shpresojmë që të vazhdojmë rrugëtimin tonë në këtë aventurë të Kupës së Botës”, deklaroi Lloris gjatë konferencës për mediat, të trasmetuar nga kanali zyrtar i FIFATV në YouTube.

Lloris refuzoi sugjerimet dhe aludimet se Argjentina është skuadër e një njeriu. Ai u shpreh: “Ka shumë pritshmëri ndaj Messit, dhe mendoj se është normale, por gjithsesi besoj se ekipi i Argjentinës ka shumë për të treguar. Ata kanë patur momente të vështira, por gjithsesi ja dolën të kualifikohen. Jam i sigurtë se ata ndjejnë se mund të shkojnë shumë larg në këtë kompeticion. Ata e kanë fituar Kupën e Botës edhe më parë. Kjo do të jetë një ndeshje e madhe dhe e vështirë. Griezmann është një prej futbollistëve më të mirë në këtë Botëror”, deklaroi Lloris.

Related posts

VETËM 12 LOJTARË NËN KONTRATË/ Skënderbeu në kaos. Ka mbetur me një portier dhe dy mbrojtës

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Trajneri Mourinho kërkon të transferojë tek Roma portierin…

Delo.autor

GABOI NË DERBI/ Lojtari SERB i Romës fajëson Strakoshën: E pashë që ishte…

Isa.Autor

Leave a Comment