Futboll Sport

Guardado: Po pregatisim “helmin” për Neymar: “FIFA dhe arbitrat ta ndalin!”

Kur kanë mbetur vetëm tre ditë nga përballja e të tetave të finales së Kupës së Botës, ndaj Brazilit, kapiteni i përfaqësueses së Meksikës, Andrés Guardado ka ndezur sfidën me fjalë “helmi” ndaj Neymar. “Të gjithë e njohim dhe nuk më takon mua ta gjykoj. I përket FIFA-s dhe arbitrave që të shohin stilin e tij të lojës dhe të kuptojnë se si të bëjnë llogaritë. Atij i pëlqen të ekzagjerojë kur pëson ndonjë ndërhyrje dhe dashuron të rrëzohet në fushë. Janë arbitrat ata që duhet të ndërpresin ëtë lloj sjellje”, deklaroi Guardado.

Sipas kapitenit të “Tricolor”, përballja me Brazilin, që në letër shihet si favorit, është shansi më i mirë për të ndryshuar historinë e Meksikës. “Statistikat dhe prognoza janë kundër nesh, por do të bëjmë të pamundurën për të përmbysur këtë situatë dhe për të shënuar historinë, duke u kualifikuar për fazën tjetër. Edhe kur u përballëm me Gjermaninë, dukej e pamundur që të fitonim, përkundrazi ndodhi”, deklaroi kapiteni i Meksikës përpara ndeshjes me Brazilin, në program për të hënën.

Related posts

LIVE/ Starton sfida Kamza – Tirana, bardheblutë kërkojnë kthesën në kryeqytet

Isa.Autor

YLLIT FRANCEZ NJË HAP LARG “BERNABEUT”/ Casemiro: Do të jetë i mirëpritur, nëse vjen…

Delo.autor

NGA MUNGESA E DOKUMENTACIONIT TEK COVID-19/ Kamberi rrëfen: Vitin e kaluar kishte një çështje në lidhje me fluturimet dhe…

Delo.autor

Leave a Comment