Futboll Seria A

​Sacchi: Napoli e meriton Scudetton, por Juventus…

Arrigo Sacchi beson se Napoli e meriton titullin e Serie A për mënyrën e lojës që luan

Ish-trajneri italian, Arrigo Sacchi ka lavdëruar skuadrën e Napolit, e cila kryeson kampionatin, ani pse lojtarët i ka më të dobët se Juventus.

Ai tha se trajneri Maurrizio Sarri është fitues, pa marrë parasysh se si përfundon kampionati.

“Scudetto do të ishte çmim i merituar për stilin e tyre, por Napoli nuk i ka lojtarët si të Juventusit”, tha Sacchi për Gazzetta dello Sport.

“Juventus mund të heq Higauin dhe ta zëvendësoi me dikë si Cuadrado. Por, sido që të shkojë, Sarri tashmë ka fituar”, tha ai në fund.

Pas 20 javëve të para, Napoli kryeson kampionatin me 51 pikë, një më shumë se sa Juventus në vendin e dytë.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Drejtuesit “zikaltër” nisin kontaktet e para për mesfushorin argjentinas…

Delo.autor

​Inter dominon për çmimin e dështakut të vitit “Bidoni i Artë 2017”

Q.Autor

ZYRTARE/ Tjetër “divorc” te Teuta, mesfushori largohet nga kampionët e Shqipërisë

Delo.autor

Leave a Comment