Futboll Sport

ELEMINUAN GJERMANINË/ Tifozët koreanë “MASAKROJNË” me VEZË kombëtaren e tyre (VIDEO)

Korea e Jugut hyri në histori këtë kampionat Botëror duke eleminuar kampionët në fuqi të Gjermanisë që në fazën e grupeve, pas fitores në ndeshjen e fundit kundër “panzerave” me rezultatin 2-0.

Por mesa duket kjo nuk u ka mjaftuar tifozëve koreanë, të cilët në pritjen zyrtare që iu bë skuadrës me rastin e kthimit të saj në Seul, kanë gjuajtur me vezë në drejtim të lojtarëve. Gjithashtu drejt kombëtares janë hedhur dhe disa tapete me ngjyrat e flamurit të Britanisë. Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e sigurisë, ndërkohë që delegacioni i skuadrës koreane dukej mjaft i habitur nga ky veprim.

Ndërsa të gjithë prisnin një mirëseardhje të ngrohtë për ata që i shkaktuan Gjermanisë dështimin më të madh në një Kupë Bote, koreanët me shumë mundësi kërkonin një rezultat më të mirë të përfaqësuese së tyre në këtë edicion.

Përgatiti:AlpeNews.al

 

Related posts

Fabio Capello, emri i fundit që konsiderohet për stolin e Arsenal

Sadik.Autor

James Rodriguez zbulon planin për të ardhmen…

Sadik.Autor

KONFIRMOHET/ Zidane do të jetë trajner i Realit edhe vitin e ardhshëm. Perez: Është një bekim…

Delo.autor

Leave a Comment