Futboll Sport

Anësori i takimit Flamurtari-Vllaznia përfundon në spital, akuza ndaj Idrizit për…

Sfida mes Flamurtarit dhe Vllaznisë është shoqëruar me mjaft polemika pas përfundimit të 90′ minutave dhe gjithçka ka nisur nga vlonjatët sikurse pretendohet nga zyrtarët e ndeshjes. I dëmtuar ka mbetur anësori i takimit, Ilir Tartare i cili ka përfunduar në spital me tre të qepura në vetull.

Ai ka pohuar se dhuna ka nisur nga administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi i cili ka kërcënuar këtë të fundit duke tentuar disa herë të ushtrojë dhe dhunë ndaj gjyqtarit. Ndër të tjera Tartari zbulon se Idrizi ka paralajmëruar policinë të mos ndërhynte sepse ishte e kotë.

Tartari ka pranuar se ndaj tij është ushtruar dhunë dhe nga dy persona të tjerë të cilët nuk ka mundur t’i indetifikojë për shkak të rrëmujës që është krijuar pas pëfundimit të ndeshjes, moment gjatë së cilit zyrtarët po përgatiteshin të dilnin nga fusha e blertë.

Related posts

“Mbyllni gojën të gjithë, tani po festojmë ne dhe shumë” (FOTO)

Q.Autor

Marco Fasone jep siguri: Nuk do të shesim asnjë yll

Sadik.Autor

DALJA HUQ E TIJ NË NDESHJEN KUNDËR ROMËS/ Arturo Vidal, “nxënësi” që po ia nxin faqen “mësuesit” Conte

Delo.autor

Leave a Comment