Futboll Seria A Sport

Manaj largohet nga INTERI/ Mediat italiane e çojnë tek klubi i madh SPANJOLL

Rei Manaj do të largohet nga Inter. Të paktën kështu raporton “Tuttomercatoweb”, e cila shkruan se sulmuesi shqiptar do të transferohet në Spanjë. Madje bëhet me dije që lushnjari është pranë kalimit te Albacete në Segunda Division.

Orët e ardhshme do të jenë vendimtare për sulmuesin e Kombëtares sonë, i cili në këtë merkato vere ka qenë mjaft i përfolur për sa i përket ekipit të sezonit të ri.

Kujtojmë se në edicionin që lamë pas, Manaj ishte pjesë e Granadas në Spanjë. 21-vjeçari u aktivizua në 19 takime, ku arriti të shënonte vetëm 1 gol.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

Solskjaer: U përpoqëm por u mposhtëm nga skuadra më e mirë

Delo.autor

LIVERPOOL NË KRIZË/ Kampionët e Anglisë mposhten nga Burnley në “Anfield”

Delo.autor

E BUJSHME NË MERKATO/ Në Paris po firmoset marrëveshja, klubi i ri Neymarit do të jetë…

Delo.autor

Leave a Comment