Futboll La Liga Sport

Antoine Griezmann: Atë moment do ta marr me vete deri në varr

Në një intervistë dhënë për “Le Figaro”, sulmuesi i Francës dhe Atletico Madrid, Antoine Griezmann, ka zbuluar një episod që ka shënjuar karrierën e tij. Një moment që nëse do të kishte çelësin e makinës së kohës, padyshim që do ta ndryshonte. Kur të gjithë presin ta shohin si protagonistin kryesor dhe përcaktues për fatin e kombëtares së Francës, në sfidën ndaj Argjentinës, Griezmann risjell në kujtesë, atë që e konsideron episodin më të keq të karrierës së tij.

“Penalltia ime në finalen e Champions League kundër Real Madrid në vitin 2016. Do ta kujtoj deri sa të vdes. Ka patur ditë në të cilat, përpara se të shkoja në shtrat, kisha mendime negative dhe këtë penallti e kam ëndërruar shumë net. Kam menduar: ‘Dreqin, sikur të mos kisha gabuar’. Por kur të jem 80 vjeç do të vazhdoj të mendoj për atë penallti”, u shpreh Griezmann.

Related posts

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Manchester City-Porto. Rezultati 3-1

Delo.autor

U INFEKTUA ME COVID-19/ Elseid Hysaj merr përgjigjen e tamponit dhe rezulton…

Delo.autor

Shpëton Barcelona, Alonso godet vetëm shtyllën

Q.Autor

Leave a Comment