Bundesliga Futboll

Schalke: Goretzka duhet të vendosë tani për të ardhmen

Goretzka mund të largohet nga Schalke në janar. Bayerni është destinacioni më i mundshëm.

Schalke pret që mesfushori, Leon Goretzka, të bëjë të ditur deri në fund të janarit nëse dëshiron të nënshkruajë kontratën e re me Schlaken apo dëshiron të largohet, thotë Clemens Tonnies.

Lojtari kërkohet nga disa klube të mëdha evropiane, ndër to edhe Bayern Munich, ku tashmë drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic, e ka konfirmuar interesimin e gjigantit gjerman.

“Kemi bërë gjithçka për t’u siguruar që ai të qëndrojë”, tha Tonnies. “Në janar, ai do të tregojë se çfarë dëshiron të bëjë”.

“Schalke ka pranuar kushtet financiare të kërkuara nga Leon dhe përfaqësuesit e tij. Leon duhet të vendos tani”, ka shtuar Tonnies.

Related posts

RENDITJA/ Lojtarët më të mirë deri tani në Ligue 1 në sezonin 2021/22

Delo.autor

PARULLA RRACISTE/ Ja dënimi për Partizanin, e pëson dhe Skënderbeu

Isa.Autor

Skedina e ‘çmendur’ që ju bën me para! Koeficienti 2600…

Q.Autor

Leave a Comment