Futboll Sport

Kupa e Botës/ Në fazën e parë, VAR-i ka ndikuar shumë në rezultatet e ndeshjeve të Botërorit

Aplikimi i VAR-it në Kupën Botërore të Rusisë 2018 ka ndikuar shumë në rezultatet e ndeshjeve në këtë fazë të parë.

Zbatimi i kësaj teknologjie në Botëror nuk i shmangu polemikat, ndërsa është Brazili ekipi i pari që ngriti një ankesë në FIFA kundër VAR-it pas ndeshjes kundër Zvicrës.

Më vonë Serbia ishte skuadra që kritikoi më shumë VAR-in për shkak të ndërhyrjes së ashpër të Lichtsteiner ndaj Mitrovic.

Trajneri serb zgjodhi të krahasohet me Gjykatën e Hagës, ndërsa i fundit që tregoj zemërimin e tij ndaj VAR-it ishte lojtari Amrabat pasi gjatë ndeshjes Spanjë-Marok, arbitri i quajti golin e Iago Aspas të rregullt. “VAR është një mut,” lexohej në buzët e tij në përfundim të lojës.

Në 48 ndeshjet e fazës së parë, VAR-i u përdor 17 herë, në 14 prej të cilave u ndryshua vendimi fillestar i albitrit.

Grupi që ka përdorur më së shumti VAR-in, është ai B.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

Presidenti hyri në fushë me armë në brez, PAOK-u rrezikon dënimin

Q.Autor

Formacionet zyrtare: Luftëtari me “përforcime”, Memelli e nis me risi

Isa.Autor

“ÇMENDURI”/ Portieri bën pesë pritje brenda 19 sekondave! (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment