Futboll La Liga Sport

ZYRTARE/ SULMUESI SHQIPTAR largohet përfundimisht nga INTERI, nënshkruan me…

E ardhmja e Rey Manaj do të vazhdojë të jetë në Spanjë. Sulmuesi kuqezi zyrtarisht nuk është më një futbollist i Interit, teksa tashmë ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me skuadrën e Albacete, klub që militon në Segunda Division.

Ndërkohë sipas marrëveshjes mes dy klubeve, Inter nuk ka hequr dorë përfundimisht nga 21-vjeçari, pasi në kontratë ka të përfshirë një klauzolë që i jep të drejtën për ta riblerë sërish atë.

Kështu karriera e lushnjarit do të vazhdojë të jetë në gadishullin iberik në Segunda Division, pasi sezonin që lamë pas Manaj ishte transferuar në formë huazimi në radhët e Granadës, skuadrës tek e cila luajti në 19 takime me vetëm 1 gol të shënuar.

Për shqiptarin interesoheshin edhe disa klube portugeze, ndërsa pëlqehej edhe në Itali. Pavarësisht se sezoni i shkuar nuk ishte më i miri për Rei Manaj, ai arriti të kthehet te Shpresat dhe të shënonte tre gola në dy sfidat ndaj Sllovakisë, ndërsa më pas u ftua edhe nga tekniku Christian Panuçi në kombëtare.

Related posts

MILAN-CAGLIARI/ Mbrojtësi Gabia nuk grumbullohet nga trajneri Pioli, ja shkaku…

Delo.autor

PSG tundon yllin e Tottenham, i ofron pagën që s’ia plotëson dot Spursat

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Herry Kane dhe trajneri Pochettino mund të bashkohen në verë tek…

Delo.autor

Leave a Comment