Futboll Sport

Mbyllet telenovela, zbulohet ku firmosi Ergys Kaçe

Merr fund “telenovela” mes Panathinaikosit dhe PAOK-ut për mesfushorin shqiptar, Ergys Kaçe. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht nga burime pranë lojtarit korçar, se pak orë më parë Kaçe ka firmosur për Panathinaikos. Klubi nga Athina ka si opsion të drejtën e blerjes përfundimtare nga PAOK-u pas përfundimit të sezonit.

Mësohet se marrëveshja mes dy klubeve është bërë që Panathinaikos të mbuloj 60% të pagës vjetore të Kaçes, ndërsa pjesa tjetër të paguhet nga selanikasit. Mesfushori merr një pagë neto prej 400 mijë eurosh në vit dhe prej më shumë se një muaji, drejtuesit e dy klubeve nuk po binin dakord. Megjithatë, këtë të shtunë mori fund gjithçka.

Related posts

Joao Mario nuk kthehet te Inter, Icardi tregon miqësinë me Lautaro…

Sadik.Autor

“THE SUN PLAS BOMBËN”/ Ja lista e Chelsea për të zëvendësuar Moratën në janar

Isa.Autor

SFIDA NDAJ ANDORRËS PËR “KATAR 2022″/ Portieri Berisha: Kjo ndeshje na jep më shumë motivim dhe qetësi, duhet të…

Delo.autor

Leave a Comment