Futboll Premier League

Shiti Coutinhon te Barça, Liverpooli pranë Mahrez të Leicesterit

Liverpooli ka gjetur njeriun e duhur për të amortizuar sadopak largimin e brazilianit Coutinho drejt Barcelonës. Bëhet fjalë për mesfushorin algjerian Mahrez, aktualisht pjesë e Leicester City-t po në Premier League.

Në Francë, në fakt, e bëjnë fakt të kryer kalimin e Mahrez në “Anfield”, madje po flitet edhe për kryerjen sa më parë të vizitave mjekësore.

Drejtuesit e “The Reds” e kishin një plan B nëse do të largohej Coutinho, të cilin po e vënë menjëherë në zbatim pas zyrtarizimit të brazilianit te “Blaugranat”. Në pamundësi për të mbërritur te Lemar i Monacos (klubi nga Principata bëri rezistencë të fortë), të gjitha energjithë janë përqendruar te Mahrez, i cili ka spikatur prej 3 sezonesh në radhët e Lecesterit.

Related posts

DERBI I LONDRËS/ Pas një asist nga Fernandes, Ronaldo ndëshkon Tottenham me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

DJEMTË E INZAGHIT NË SUPERFORMË/ Lazio “shkatërron” ekipin modest dhe kalon në kupë

Delo.autor

Alegri mbron Dybalan është një lojtar i jashtëzakonshëm

Sadik.Autor

Leave a Comment