Futboll Sport

DI FRANÇESKO NË FIJE TË PERIT/ Panuçi kandidat për ta zëvendësuar

Di Françesko është në fije të perit dhe vetëm një kualifikim në Portugali mund ta shpëtojë. Menjëherë mediat italiane kanë bërë “kalkulimet” se kush mund të jetë ai që do ta zëvendësojë në rast të një dështimi në Ligën e Kampionëve.

“Sky Sport” ka listuar emrat që mund ta zëvendësojnë. 3 janë pistat më të besueshme, Paolo Soza, i cili më parë ka drejtuar Fiorentinën, Roberto Donadoni dhe i treti është Kristian Panuçi. Trajneri i kombëtares sonë cilësohet si një kandidaturë e fortë për të marrë stolin e ish-ekipit të tij. Megjithatë ai ka një kontratë me FSHF-në dhe i duhet të zgjidhë atë më parë. Kjo nuk është hera e parë që Panuçi lakohet për një kalim te Roma, pasi ka ndodhur edhe më parë, duke parë se çfarë përfaqëson për klubin.

Related posts

E PAZAKONTË/ Pamje spektakolare nga Gjeorgjia, luhet futboll në kështjellë (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

PAS DY HUMBJESH RADHAZI/ Bylis mposht Kampionët e Superiores në Ballsh

Delo.autor

KONFIRMOHET NGA EKSPERITI I MERKATOS/ Neymar arrin akordin me klubin e ri…

Delo.autor

Leave a Comment