Futboll Sport

Psikologë për penalltitë, ja çfarë ka bërë trajneri i Anglisë nëse ndeshja vendoset nga 11-metërshat

Trajneri i Anglisë, Gareth Sauthgejt ka kërkuar ndihmën e psikologëve, në mënyrë që ta ndihmojnë të zgjedhë lojtarët që do gjuajnë penalltitë në ndeshjet me eliminim direkt, në rast se ndeshjet shkojnë deri në “ruletën” e penalltive.

Gjithçka ka ndodhur para se të fluturonin për në Rusi, ku lojtarët i janë nënshtruar testeve psikometrike, si dhe plotësonin çdo ditë pyetësorë të kontrolluar nga psikologia Pipa Grenxh, e punësuar nga federata angleze.

Trajneri Sauthgejt në bazë të rezultateve të psikologes, ka ndërtuar një listë me renditjen se si do t’i gjuajnë lojtarët penalltitë, bazuar në qetësinë e tyre mendore. Rekordi i Anglisë me ruletën e penalltive është nga më negativët, pasi është kualifikuar vetëm 1 herë nga 7 raste, në Botërorë dhe Europianë, kur i është dashur që ndeshja të zgjidhet me penallti.

Related posts

E BUJSHME/ Roma jep lajmin e papritur, gati akordin me trajnerin kampion të SERIA A

Isa.Autor

U SHPALL KAMPION I EURO U-21/ Të gjithë të “çmendur” për talentin e Spanjës, në garë hyn klubi gjigant…

Delo.autor

ZYRTARE/ Manchester City merr një tjetër “thesar” nga Holanda

Isa.Autor

Leave a Comment