Futboll Sport

Luka Modrić: Do të luajmë ndeshjen tonë perfekte, kalojmë në çerekfinale

Deri në këto momente surpriza e këtij Botërori është padyshim Kroacia, duke qenë se u rendit e para në një grup ku bënin pjesë Islanda, Nigeria dhe Argjentina, duke grumbulluar 3 pikë.

Në këtë fazë atë me eliminim direkt, kroatët do sfidojnë Danimarkën, edhe mund të quhen me fat, pasi mund të përballeshin me një ekip legjendar si Franca që dje mposhti Argjentinën. Pikërisht për këtë takim ka folur kapiteni kroat dhe lojtari i Real Madrid, Luka Modrić, që e konsideron këtë ndeshje tepër të vështirë, pasi nuk duhet nënvlerësuar Danimarka, por nga ana tjetër është i bindur se ekipi i tij do të kalojë në çerekfinale.

“Ndeshja që do të zhvillojmë ndaj Danimarkës është shumë e rëndësishme për ne. Pasi zhvilluam një faze fantastike në grupe, do të përpiqemi të realizojmë një surprizë edhe në këtë ndeshje, duke kaluar më tej. Jemi të ndërgjegjshëm për vështirësitë e këtij takimi, pasi Danimarka ka 18 ndeshje pa humbur, por të jeni të sigurtë që ne do ja thyejmë këtë rekord historik, duke u kualifikuar në çerekfinale”, deklaroi Modrić. Kujtojmë që Kroacia drejtohet nga Zlatko Dalić, trajner i cili në të kaluarën ka drejtuar edhe ekipin e Dinamos në Shqipëri, ku pas fitimit të Superkupës u shkarkua nga drejtuesit për mungesë rezultatesh.

Related posts

TIRANA-BYLIS/ Pas një harkimi nga këndi, mbrojtësi Hoxhallari nuk fal ndaj “ballshiotëve” (VIDEO)

Delo.autor

Shpërthen Martinez/ Ajo që ka thënë për Guardiolën nuk do i pëlqejë aspak trajnerit spanjoll

Q.Autor

LIVE/ Partizani-Luftëtari: Barazohet rezultati, Shkurtaj mposht portierin Xhika (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment